Kriza në PD, Çili: Basha duhet të braktisë modelin berishist

Shqipëria

Kriza në PD, Çili: Basha duhet të braktisë modelin berishist

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 21:38
Henri Çili

Botuesi Henri Çili i ftuar në emisionin “Zonë e lirë” të gazetarit Arian Çani ka folur për rolin e Bashës në PD. Duke vlerësuar mënyrën e qeverisjes Brenda partisë, por edhe kritikuar “braktisjen” PD-së nga të djathët që duhet ta mbanin, Çili tha se Basha duhet të braktisë modelin berishist. “PD duhet të jetë multcetrike, me shumë qendra. Duhet të përfaqësohen të gjithë. Basha do ta braktisë modelin berishist. Republikanët francezë ishin me shumë qendra. Kjo është ideja thelbësore. Por, nëse do shohim rivalët e Bashës, unë kam thjesht këtë pozicionim. Nëse Basha nuk e arriti ta sillte PD në pushtet, ata e hodhën nga pushteti. Në kuptimin që humbën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat