Policia kap “mat” katër të rinjtë në Rrugën e Kombit me 47 kg kanabis

Shqipëria

Policia kap “mat” katër të rinjtë në Rrugën e Kombit me 47 kg kanabis

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 20:14
Arrestimet

Një sasi  prej 47 kg kanabisi është sekuestruar gjatë një operacioni antidrogë në Gjegjan të Pukës.

Policia ka arrestuar katër persona, të dyshuar si posedues të lëndës narkotike. Arrestimi i tyre u bë në Rrugën e Kombit në vendin e quajtur Nënkalimi i Repsit.

Katër të arrestuarit ishin me 2 automjete, ku me njërin  ruanin rrugën, kurse në automjetin  tjetër ndodhej sasia e lëndës narkotike e paketuar gati për shitje.

Në pranga ranë:

–  Gjergj Doda 29 vjeç banues në Gjegjan – Pukë

– Gjergj Prenga 21  vjeç, banues në Kurbin

–  Ndrecë Kola 27 vjeç, banues në Gjegjan – Pukë

–  Elton Kola 34 vjeç, banues në Gjegjan – Pukë

Materialet proceduriale në ngarkim të tyre  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vepren penale “Prodhim  dhe shitje e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat