Lajm i fundit/ Vjen reagimi i parë për mbështetjen e Selamit në krye të PD

Shqipëria

Lajm i fundit/ Vjen reagimi i parë për mbështetjen e Selamit në krye të PD

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 13:17
Spartak Ngjela

Pasi janë bërë analiza e debate në lidhje me kreun e ri të PD, avokati Spartak Ngjela ka filluar të analizojë shkaqet e mudshme pse Partia Demokratike është sot në këto kushte. Nëpërmjet një publikimi Ngjela thotë se Selami do të ketë mbështetje, madje edhe nga Uashingtoni.

Statusi

Pse janë hedhur në sulm kundër Eduard Selamit disa portale që janë afër Edi Ramës?

Fakti që dalin kundër me nonsense, kanë frikë.
Po kush ka frikë: Rama apo portalet?

Zotërinj, mos u ngutni edhe ju si shoferët brigantë të Saliut! Do këtë mbështetje Eduard Selami.
Po mbas mbështetjes që do të mund të marrë Eduard Selami nga Uashingtoni, çfarë do llomotisin kundërshtarët e trembur?

Asgjë. Menjëherë do shihni që do të ndërrojë balanca e përkrahjes politike të Selamit brenda rradhëve të Partisë Demokratike.

Pse nuk e dinë sot strukturat e PD-së se humbja drastike e PD-së erdhi si pasojë e konfliktit politik me amerikanët që ka Saliu dhe Lulzimi?
Pse nuk e kanë kuptuar të gjithë që Saliu dhe Lulzimi nuk kanë të ardhme perëndimore?

Atëherë, çfarë kanë portalet me Selamin?
Sigurisht që i tremb forca e përkrahjes perëndimore që mund të marrë, dhe do të marrë Eduard Selami. Por duhet ta durojnë riamerikanizmin e të djathtës.

Të djathtës sot i duhet një figurë që nuk e kap reforma antikorrupsion. Më i pacënueshmi dihet se është Eduard Selami.

Kujdes portale! Perëndimi nuk dëshiron ta shohë më Partinë Demokratike si regres oriental në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat