Fieri “rivalizon” Bashën dhe Selamin, ja kandidati tjetër që do të garojë në PD

Shqipëria

Fieri “rivalizon” Bashën dhe Selamin, ja kandidati tjetër që do të garojë në PD

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 12:47
Mbledhje e PD-së

Të shumtë janë emrat që kanë shpallur kandidaturën për garën e kryetarit në Partinë Demokratike.

Astrit Sinanaj anëtar i PD në qytetin e Fierit ka thenë për Shekullin se ka shpallur tanimë kandidaturën e tij për kreun e kësaj partie.

“Une jam fjerak, jam anëtar i asaj partie nga fillimi. Dje une depozitova kerkesën sipas rregullit ne kryesinë e Partisë. Shpresoj të jem i duhuri e të realizoj arritjen e qëllimit të lindjes se kësaj force politike. Nëse më besohet shërbimi i kryetarit nga anëtarsia, zotohem, se do të propozoj të vendosim së bashku, si parim bazë: partia jonë, jo vetëm të mos kërkoj të mari pushtet nga populli por t’ia kthej atij edhe kur me mashtrime i rrëmbehet nga të tjerë. Per mua Demokracia është produkt i marrëdhënieve reciproke. Ajo ka dhe do te këtë si bazë lirinë dhe pushtetin e popullit si pronë të tij dhe jo përvetësimin e tyre. Së bashku do të krijojmë demokracinë e kerkuar. Shpresoj e shumë shpresoj që të mirëkuptohem e të bashkëpunojmë për arritje ëndërrimtare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat