Gara në PD/ Komentuesit “kryqëzojnë” Eduard Selamin: Nuk mer asnjë votë, t’i japim kurajo Bashës

Shqipëria

Gara në PD/ Komentuesit “kryqëzojnë” Eduard Selamin: Nuk mer asnjë votë, t’i japim kurajo Bashës

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 12:44
Lulzim Basha dhe Eduard Selami

Pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, Eduard Selami shpalli kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike. Përpos kundërshtive apo edhe aprovimeve të anëtarëv dhe simpatizantëve të PD, të shumtë kanë qenë edhe komentuesit në rrjetet sociale, të cilët kanë shprehur mosdakortësinë e tyre në lidhje me kandidimin e Selamit. 

Nga ana tjetër, një pjesë e demokratëve kërkuan me forcë dorëheqjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke e argumentuar atë me lejimin e një gare të vërtetë. Në kulmin e replikave që po zhvillojnë dy fraksionet në PD për mënyrën se si e shohin ata fatin e kreut demokrat pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, dy nënkryetarët e PD-së, Edmond Spaho dhe Edi Paloka kanë bërë gati procedurat për hapjen e garës për kryetar të partisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat