Policia maqedonase këtë verë do të jetë prezente bregdetin shqiptar

Shqipëria

Policia maqedonase këtë verë do të jetë prezente bregdetin shqiptar

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 10:02
Policia maqedonase në bregdetin shqiptar

Për herë të parë këtë verë për qytetarët e Maqedonisë të cilët do të pushojnë në bregdetin shqiptar do të kujdesen edhe policë nga Maqedonia.

Kjo është dakorduar në takimin e sotëm të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu me përfaqësues të Ministrisë shqiptare të Punëve të Brendshme.

“Në periudhën nga 1 korriku e deri më 30 gusht, pjesëtarë të Ministrisë tonë do t’u dalin në ndihmë për pyetje nga sfera e krimit dhe komunikacionit rrugor. Kjo mbështetje del nga Protokolli midis ministrive të punëve të brendshme të Maqedonisë dhe Shqipërisë për bashkëpunim gjatë sezonit turistik”, shkroi Nuhiu në profilin e tij në Facebook.

Viteve të fundit numër gjithnjë e më i madh i shtetasve të Maqedonisë pushimin veror e kalojnë në plazhet e mrekullueshme të bregdetit shqiptar. Në mesatare numri tejkalon 400 mijë.

Përndryshe, gjatë sezonit turistik veror, tanimë disa vite patrullojnë patrulla të përbashkëta Kosovë-Shqipëri posaçërisht në autostradën Durrës-Kukës në vendkalimin kufitar Morinë, që kushtëzoi ulje të aksidenteve të trafikut, kundërvajtjeve, ndërsa thuajse janë eliminuar grabitjet rrugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat