Rama sjell në vëmendje figurën e rilindësve, komentuesi i kujton nevojën për punësim

Shqipëria

Rama sjell në vëmendje figurën e rilindësve, komentuesi i kujton nevojën për punësim

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 20:28
Edi Rama

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje 125-vjetorin e vdekjes së rilindasit Pashko Vasa, komentuesit i rikujtojnë nevojën për punësim.

Një qytetar i shkruan kreut të qeverisë se vendi ynë ka një moshë mesatare shumë të ulët qe pret vetëm të punësohet.

“Jemi një shtet i vogël, por me një potencial shumë të madh. Kemi një moshë mesatare shumë të ulët (në krahasim me vendet evropiane), që pret vetëm të punësohet…

Kemi pasuri minerale, peisazhe natyrore (vende malore e bregdetare) të mrekullueshëm. Nëse do i shfrytëzojmë në mënyrën e duhur e do ecim të gjithë me një qëllim të përbashkët, jam i sigurt që së shpejti do bëhemi si një shtet Evropian me baza ligjore, me një ekonomi të fortë e me rregulla të barbarta), sepse nuk ka shtet pa rregulla”, shkruan ai.

Punësimi ka qenë një ndër pikat më të dobëta të mandatit të parë të qeverisë Rama dhe është shpallur si prioritet në mandatin e dytë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat