Manjani uron fituesin e zgjedhjeve në Kavajë: Ka ende shpresë

Shqipëria

Manjani uron fituesin e zgjedhjeve në Kavajë: Ka ende shpresë

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 16:43
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, pak minuta më parë nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, ka uruar kreun e ri të Bashkisë së Kavajës.

Ndërkohë pas urimit të bërë drejt kandidatit të PD-së, Manjani ka shtuar se uron që ky të jetë fillimi i fundit të “ të fortëve” dhe parelinjëve në politikë.

“Urime fituesit të Bashkisë Kavajë! Shpresoj që kjo fitore të jetë fillimi i fundit të “të fortëve” e parelinjve në politikë! Ka ende shpresë!”, shkruan ish-ministri në statusin e tij në Twitter.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat