Lauka: Basha duhet të japë dorëheqje menjëherë

Shqipëria

Lauka: Basha duhet të japë dorëheqje menjëherë

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 22:49
Ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka

Ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka ka thënë se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqje menjëherë pas humbjes së thellë në zgjedhje.

Lauka ka thënë se Basha duhet të veprojë njësojë si pararendësi i tij në PD – Sali Berisha.

“Basha do të duhet të veprojë sipas standardit të vënë nga Sali Berisha më 2013, kur pas humbjes po ashtu kishte lëshuar postin e kryetarit të PD-së”.

“Basha duhet të jap dorëheqje ende pa shkuar PD në zgjedhje të brendshme”, ka thënë Lauka.

“Është çështje personale si do të vendosë por derisa këtu ku erdhi sot PD me këtë rezultat që është shumë i keq se rezultati i keq më 2013”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat