Pas Bashës reagon ashpër Topalli

Shqipëria

Pas Bashës reagon ashpër Topalli

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 22:48
Jozefina Topalli

Jozefina Topalli, një nga figurat më të rëndësishme të Parisë Demokratike, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, ku ai tha se do të ngrinte funksionet e tij si kryetar dhe këto funksione do ja delegonte dy nënkertarëve  të kësaj force politike deri në zhvillimin e zgjedhjeve brenda partisë.

Topalli e ka cilësuar këtë veprim të Bashës, si një  veprim qesharak  dhe anti-statuorë, duke shtuar se është një veprim për  fshehje nga faji e përgjegjësia.

Nga ana tjetër, topalli nëpërmjet statusit të saj në Facebook, e ka cilësuar humbjen e zgjedhjeve si një kohë dramatike për Partinë Demokratike dhe si një humbje katastrofale personale të Lulzim Bashës.

Statusi i plotë i Topallit:

Ne nje kohe dramatike per Partine Demokratike , pas nje humbje katastrofale personale te Lulzim Bashes, ka nje emergjence per demokratet.

Partise Demokratike duhet me i dal zot.

Ne nje situate si kjo , kur Lulzim Basha nuk pranon te marre as pergjegjesine qe i takon ,sic ndodh ne cdo vend te botes perendimore, ( pas e coi buze gremine PD), reagimi i tij eshte hilecar , tallje , tinzi , banalitet dhe papergjegjshmeri e frikshme qe mund te coje ne asgjesimin total te PD .

Ne keto kushte. nese Basha nuk jep doreheqjen e parevokueshme, demokratet duhet te marrin fatin ne dore, me protesta dhe forma te ndryshme demokratike , me synim kthimin e PD -se demokrateve.

Ngrirja qesharake , antistatuore eshte akt amoral, eshte fshehje nga faji e pergjegjesia. Fyerjq qe i beri demokrateve qe kerkojne te shpetojne nga asgjesimi Partine per te cilen kane punuar ne vite eshte e paprecedent dhe e pafalshme.

Sa per dinjitetin qe kerkonte momentin kjo nuk ka lidhje me Lul Bashe.

Ai eshte” i paafte per t’ u turperuar.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat