Rama falënderon Bashën: Në 18 maj vuri Shqipërinë të parën

Shqipëria

Rama falënderon Bashën: Në 18 maj vuri Shqipërinë të parën

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 20:50
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, pas fitores së zgjedhjeve, nga rezultati i të cilave merr i vetëm drejtimin e qeverisë edhe për 4 vitet e ardhshme, në festën pas fitores, ka falënderuar edhe kreun e Partisë Demokratike.

Në fjalimin e mbajtur në sheshin “Skënderbej” përpara mbështetësve të tij, Rama është shprehur se dëshironte të falënderonte Bashën, pasi vuri Shqipërinë të parën më 18 maj.

“Dua ta falënderoj Lulzim Bashën për faktin se në 18 maj vuri Shqipërinë të parën” është shprehur Rama, i cili ka shtuar se dëshiron të vazhdojë frymën e marrëveshjes 18 qershorit, të cilën e ka cilësuar si një busull orientuese të marrëdhënieve mes qeverisë dhe opozitës.

“Më duhet pak kohë për të parë dhe kuptuar nëse fryma e marrëveshjes që shpëtoi zgjedhjet dhe solli një klimë të pazakonshme në vend, nuk është tretur bashkë me pritshmërinë e natyrshme të liderit të opozitës për të dalë fitues në këto zgjedhje. Por unë dua ta rikonfirmoj publikisht dëshirën për ta pasur marrëveshjen politike të 18 majit një busull orientuese të marrëdhënieve të qeverisë së re me opozitën e re”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat