Humbja në zgjedhje, Frangaj: Basha i paaftë, Berisha të kthehet për rithemelimin e PD-së

Shqipëria

Humbja në zgjedhje, Frangaj: Basha i paaftë, Berisha të kthehet për rithemelimin e PD-së

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 23:43
Aleksandër Frangaj

I ftuar mbrëmjen e sotme në Emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Drejtori i Televizionit Klan, Aleksandër Frangaj tha se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha korri atë që mbolli, pasi nuk kishte bërë një ditë opozitë në katër vite dhe shkatërroi shtyllën kurrizore të PD-së.

Komentet e Frangajt vijnë një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, në të cilat Partia Socialiste për herë të parë në 27 vite demokraci duket se ka siguruar e vetme më shumë se 70 mandate për të qeverisur e vetme vendin. Partia Demokratike, në krahun tjetër ka pësuar humbjen më dërrmuese, edhe se ajo e vitit 2013.

“Berisha duhet të rikthehet. Nesër puna e parë që duhet të bëjë Berisha, sipas meje, është të shkojë në PD, të thërrasë të gjithë PD-në, të larguar, kandidatë, jo kandidatë dhe të rithemelojë PD-në, në rolin e kujdestarit dhe të bëhet garë dhe zgjedhje normale me rregulla normale… Ishte paaftësia skandaloze e kryetarit Lulzim Basha… Nuk mund të thuash se humbi Partia Demokratike. Merr lexo kush është Partia Demokratike dhe lexo listat kush humbi. Jozefina Topalli nuk është në Shkodër. Është në garë do të fitojë apo jo Nard Ndoka, është i pesti, e fiton ose jo. Kur them Jozefina, e marr si simbol të PD-së. Lulzim Basha, aq shumë e sulmoi fitoren e PD-së, ai i hoqi edhe ngjyrën, i hoqi simbolin. Historikisht, që kur ka lindur në Dhjetor të 1990-ës, PD-ja ka pasur një ngjyrë, ka pasur këtë ngjyrë, në fushatë për herë të parë ka dalë me ngjyrat e Ora News -it, të bardhë me të kuqe. Ka treguar në katër vite se është i paaftë ta drejtojë atë parti”.

“Basha korri atë që mbolli, shkatërroi shtyllën kurrizore të PD-së”

“Këto zgjedhje më shumë se fitore e PS-së janë humbje e thellë e PD-së. Është humbje e thellë se në këto katër vjet, askush nga ne këtu nuk e ka pretenduar apo imagjinuar që PD-ja të marrë më pak se rezultati më i dobët pas 8 vite qeverisjeje në 2013.  E kam parashikuar prej shumë kohësh, ti, unë dhe shumë kolegë të tjerë, pavarësisht se nuk kam qenë i ftuar në studio”, tha Frangaj.

“Më 25 Qershor u korr ajo që ai mbolli në katër vjet, në katër vitet e opozitës së Lulzim Bashës nuk pati asnjë ditë të vetme që ai t’i afrohej PS-së. Në të gjitha garat e deri sotme ka humbur, ka humbur shumë thellë në zgjedhje lokale 2015 dhe nuk u analizua humbja, por u konsiderua si zgjedhje lokale për administrimin e qyteteve dhe u la. Erdhi në një situatë akoma më të keqe se 2015 -ta. E ka mbjellë këtë humbje në 4 vite inekzistente si opozitë. Çadra është fundi i vitit të katërt, në katër vite nuk arriti të ndërtonte një ekip të tijin.

“Dy ditë para dorëzimit të listave në KQZ, Lulzim Basha nuk kishte as ekipin e vjetër në fushë, e kishte lënë në stol, as ekip të ri nuk bëri.  Jo vetëm kjo. Shkatërroi të gjithë shtyllën kurrizorë të PD-së, nuk ka ndodhur kurrë në historinë politike pluri-partiake që një kryetar partie të fshijë me një të rënë të lapsit të gjithë historinë, me përjashtime të vogla, të udhëheqësve historikë të saj, të njerëzve më profesionistë. Sepse përvoja në politikë, si në çdo zanat, është një shkollë shumë më shumë se shkolla. Dhe njerëzit më me përvojë politike, që drejtuan ministri, bënë historinë e PD-së, i la në shtëpi. La Jozefina Topallin në shtëpi dhe vuri një zëdhënëse të PD-së në degën e Shkodrës, që nuk e njeh as PD-ja e Shkodrës. Kush do t’i mbledhë votat?” tha Frangaj më tej.

Ai u shpreh gjithashtu se Basha, pasi i përjashtoi të gjithë drejtuesit kryesorë në 30 ditë fushatë nuk bëri asnjë ditë fushatë. “Fushata më e dobët, fushata më pa frymëzim, fushata pa ide dhe ai bëri gabimin tjetër të madh që la të kuptohet dhe nënkuptohet, aleanca me Ramën. Në 30 ditë nuk i ra Ramës, konkurrentit të tij, por LSI-së. Rënia e PD-së është shumë më e madhe se rritja e PS-së, pasi Rama jo vetëm ka marrë më shumë deputetë, por ka marrë edhe më shumë vota.”

Mitingu në Rinas pas fotos me Trump: Gjëja më idiote!

Frangaj po ashtu kritikoi edhe pritjen e Bashës si hero në Rinas, pas kthimit nga vizita në Amerikë ku kishte shkrepur edhe një foto me Presidentin Donald Trump.

“E mbylli me një element qesharak të fushatës. Tani e them se kanë mbaruar dhe nuk ndikoj në rezultat, por nuk mund ta thoja gjatë fushatës, nuk e kam thënë. Por në vitin 2017, të dalësh të bësh miting në Rinas me militantë për një takim historik, një fotografi të kryetarit të PD-së me Presidentin amerikan dhe të bësh miting, ta presësh si hero, kjo është gjëja më idiote. Të lesh kulmin e fushatës elektorale, kulmin dhe të ikësh tri ditë në Amerikë, të bësh një foto me Trumpin dhe të vish ta shesësh këtu se unë kam mbështetjen e Trumpit, ndërkohë që ti s’ke mbështetjen e PD-së…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat