Kundërshtari i Bashës i habit të gjithë me këtë mesazh!

Shqipëria

Kundërshtari i Bashës i habit të gjithë me këtë mesazh!

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 16:30
Eduard Selami

Që nga koha kur Lulzim Basha mori “fronin” e Partisë Demokratike, ka patur përherë përballë me kritika njërin ndër ish drejtuesit e kësaj partie.

Nuk vonoi shumë dhe kritikave të tij, Basha iu përgjigj nëpërmjet heqjes nga lista e kandidatëve për deputetë. Por pavarësisht këtij veprimi dhe duke patur parasysh kritikat e shpeshta, reagimi i Eduard Selamit qe befasues për shumë persona, e sidomos për ata që janë dhe kanë mbetur kritikë apo kundërshtarë të Bashës.

Me publikimin e listave “vetjake” të liderit të opozitës, mesazhi i Eduard Selamit do të ishte pozitiv.

Por me mbarimin e votimeve të së dielës, PD e “zbardhi” të hënë duke e parë veten në një disfatë të madhe elektorale. E teksa Basha nuk ka dalë përpara kamerave që prej ditës së djeshme, ka ardhur një reagim, pikërisht nga Eduard Selami.

Por reagimi, nuk është ashtu siç pritej të vinte nga një kritik i kahershëm i kryedemokratit. Selami shkruan në profilin e tij në rrjetin social se ishte një ditë e vështirë për PD-në... por se ai ka besim të plotë se demokratët do të ringrihen.

Një mesazh që jo vetëm nuk është i paktë në termat dhe dozat e optizmit, duke kujtuar këtu se dy nga ish drejtuesit e lartë të PD-së së Berishës, kanë kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë largimin e menjëhershëm të Lulzim Bashës dhe rihapjen e garës për kryetar në PD.

Apo mos vallë mesazhi i Selamit është i atillë që përçon gëzim tek demokratët e thjeshtë por gjithashtu një sinjal se përballë Bashës, është zbuluar tashmë një rival për postin e kreut të PD?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat