Ja kush kryeson në Tiranë dhe surpriza në këtë qark

Shqipëria

Ja kush kryeson në Tiranë dhe surpriza në këtë qark

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 08:05
Ilustrim

Tirana, qarku i vetëm në vend që mban numrin e 34 mandateve ka edhe numrin më të madhe të kutive të votimit plot 1198 dhe deri tani janë numëruar 262 prej tyre.

Nga numërimi paraprak Partia Socialiste shkon në 44235 vota ose 47% të tyre me 17 deputetë nga 24331 vota dhe 18 mandate që kishte para rreth 2 orësh.

PD numëron 28633 vota ose 31% dhe ka 11 deputetë ndryshe nga çfarë kishte rreth orës 6 ku kishte vetëm 14823 vota.

LSI nga 6807 vota në orën 6 tani numëron 13107 vota ose 14% të tyre me 5 deputetë.

LIBRA numëron 2205 vota duke u rritur me rreth 1000 të tilla, por ende nuk ka siguruar një mandat.

PDIU po ashtu është rritur me gati 1200 vota dhe tani numëron 3367 vota ose 4% dhe ka siguruar një mandat në Parlament me këtë rezultat, presim zhvillimet e reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat