Ja si e vlerëson Leonard Olli situatën e numërimit në njësinë 9

Shqipëria

Ja si e vlerëson Leonard Olli situatën e numërimit në njësinë 9

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 05:49
Leonard Olli

Përfaqësuesi i PD, Leonard Olli i cili ndodhet në KZAZ në njësinë 9 thotë se deri tani situata është e qetë. Në një intervistë për Ora Neës, Olli tha se në këtë KZAZ pritet të ketë një ndërprerje për të rifilluar paraditën e së hënës.

Olli: Në njësinë 9 situata është e qetë dhe nuk kemi pasur shqetësim. Vonesa në fillimin e numërimit vjen për pasojë edhe të shtyrjes së KQZ të afatit ligjor të votimit, kjo ka shtyre edhe  procedurën e numërimit.  Situata është e qetë, edhe nga pikëpamja e KZAZ, por edhe nga pikëpamja e vëzhguesve. Kjo zonë njihet për qetësinë e vet për proceset zgjedhore. Kemi njoftim nga KZAZ që me të mbaruar 10 kutitë e parë do të kemi një pushim për të vijuar në orën 10-11 paradite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat