Basha flet për herë të parë pas përfundimit të votimit

Shqipëria

Basha flet për herë të parë pas përfundimit të votimit

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 21:31
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se është optimist për rezultatin e opozitës në këto zgjedhje.

“Procesi vazhdon akoma, por sipas raportimeve tona nga strukturat e Partisë Demokratike unë jam shumë optimist për rezultatin tonë dhe për fitoren”, tha ai. 

Basha falenderoi qytetarët që votuan dhe më pas u bëri thirrje komisionerëve dhe numëruesve që të zbatojnë ligjin në procesin e numërimit për të përmbyllur vullnetin e votuesve. 

“Tani që votimi përfundoi, ka mbetur pjesa tjetër e rëndësishme, procesi i numërimit. U bëj thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë proces të sigurojnë dhe garantojnë përmes zbatimit të ligjit që vullneti i popullit të përmbushet. Shqiptarët kanë bërë një sakrificë të madhe sot duke votuar në një ditë feste fetare dhe temperatura të larta. Ndaj u takon ju numërues që të bëni gjithçka që vullneti i popullit për të ardhmen të përmbushet”, tha ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat