Krutani shpërndan para për komisionerët dhe vëzhguesit e partisë

Shqipëria

Krutani shpërndan para për komisionerët dhe vëzhguesit e partisë

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 09:25
ilustrim

Policia e Durrësit ka nisur procedim penal ndaj një 30 vjeçari banues në Krujë pasi akuzohet se po shpërndante vlera monetare tek persona të ndryshëm, anëtarë të komisioneve, vëzhguesve të subjekteve politik që aderon. Për këtë shkak ka pasur konflikt.

“Më datë 24.06.2017, në fshatin Zëzë, Krujë, pas një konflikti midis disa simpatizantëve të dy subjekteve politike, për motivin se shtetasi B. K.po shpërndante vlera monetare tek persona të ndryshëm, anëtarë të komisioneve, vëzhguesve të subjekteve politik që aderon.

“Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit të mësipërm i’u gjet dhe sekuestrua  shuma prej 400.000 lekë(të reja)” informon policia e Durrësit.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit  R Rr.  23 vjeç, banues në Krujë.

R.Rr.  dyshohet se në bashkëpunimim me dy shtetas të tjerë, të paidentifikuar,  kanë kanosur me fjalë,  goditur me grushta dhe kërcënuar me armë zjarri, shtetasin B.K.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale:

 “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve” në ngarkim të shtetasit B.K. parashikuar në nenin 328 të Kodit Penal.

Kanosja” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit R.Rr. parashikuar më nenet 84  dhe 278 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat