Refuzimi i McAllister, Basha: Asnjë pishman, ofronte 4 Ministra të propozuar nga Rama

Shqipëria

Refuzimi i McAllister, Basha: Asnjë pishman, ofronte 4 Ministra të propozuar nga Rama

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 00:24
Emisioni televiziv

Pas marrëveshjes me Ramën, kryedemokrati Basha nuk ka asnjë pishman për refuzimin e paketës McAllister.

Në Tonight Ilva Tare, Basha tha se kjo paketë parashikonte katër Ministra teknikë të propozuar nga Rama, ndërsa marrëveshja me Kryeministrin kishte garanci më të shumta zgjedhore.

Basha foli edhe për sulmet ndaj LSI dhe PDIU.

Tare: Duke qenë se keni këtë mëndësi përndimore si ka mundësi që nuk thirrët forumet e partisë për të bërë listat e kandidatëve?

Basha: Rrethanat diktuan një vendimmarrje personale. Nisëm një proçes fare transparent, nisëm një proçes online dhe baza u përfshi. Kjo është hera e fundit që në PD kryetari bën listat e kandidatë për deputetë.

Tare: Tani që spastruan partinë normale.

Basha: Jo, partia është shumë më e madhe se lista e kandidatëve për deputetë. PD nuk është grupi parlamentar.

Krasniqi: Keni thënë që keni rënë dakord për reforma të mëdha. A ka ndërgjegje nga ana juaj dhe e partnerit në mënyrë që vërtetë të ketë diçka serioze?

Basha: Rama nuk është partneri im është kundërshtari im politik, nuk ndajmë asgjë të përbashkët në vizionin tonë për të nesërmen e Shqipërisë. Rama po bën çdo përpjekje me gënjeshtra si ato që ka thënë dje se unë pranova kushtet se do bënte deklaratë DASH, një gënjeshtër absurde. Marrëveshja është produkt i presionit popullor tre mujor që do konkludonte me rrëzimin me çdo kusht të republikës së vjetër. Rrëzimi do bëhet përmes votës dhe reformës kushtetuese.Është në dorë të shqiptarëve ta bëjnë këtë tranzicion lehtë me votën e tyre ditën e dielë apo të vazhdojnë betejën pas ditës së dielë. Por republika e vjetër ka marrë fund. Nuk mund të qëndrojë më në këmbë. Ky njeri nuk reflekton.Prioritet e gabuara janë përgjegjësia e tij.

Kompromis me këto parime nuk mund të ketë. Nëse Rama mendon se mund të vazhdojmë me kriminelët që i ka kryetarë bashkie akoma, nëse Rama mendon se mund tu hedhë syve ndërkombëtarëve me çështjen e drogës, që mund të vazhdojë se Shqipëria mund të fuksionojë normalisht me një klikë terësisht të korruptuar politike do përballet me vendosmërinë më të madhe. Nesër në qeveri do ti vëmë të gjithë para përgjegjësisë ligjore. Nuk është marrëveshje amnistie. Kush ka abuzuar me detyrën, pushtetin, kush është zhytur në korrupsion, kush ka lidhje kriminale do të shkojë para gjykatës. Do të zhvbëhet neni 449, nuk do ketë pauzë për korrupsionin dhe krimin. Marrëveshja nuk është kompromis për të amnistuar çfarë ka ndodhur por kapitullimi i republikës së vjetër para asaj që do të vijë.

Krasniqi: Në Rama ndryshon jeni gati të bëni një koalicion qeverisës për hir të reformave?

Basha: Në mënyrën më absolute jo.

Krasniqi: Kush është partneri i mundshëm që PD e llogarit për të bërë 84 vota?

Basha: Po thua për Kushtetutën, jemi të hapur për të gjithë.Kompromisi politik nuk përjashton përgjegjësitë individuale të politikanëve por në parlament do bashkëpunojmë me çdo forcë politike që është gati ti japë frymëmarrje republikës së re me reformën kushtetuese. Nëse nuk janë do shkojmë tek qytetarët.

Tare: A jeni penduar që refuzuat McAllister?

Basha: Aspak, morëm më shumë, u shtuan garancitë. McAllister ofronte katër Ministra teknikë të propozuar nga Rama me dakordësinë e opozitës dhe pa asnjë garanci tjetër për procesin. Edhe tani kushdo qe po regjistrohet duke shkelur ligjin elektoral do kalbet në burg.

Tare: Keni sulmuar fillimisht LSI, tani javën e fundit Ramën.

Basha: Nuk ka sulmuar Metën dhe LSI, por përceptimin se partitë mund të futen në garë elektorale me llogaritë e tyre në shtet pa u ofruar asgjë interesit publik. Këtu kemi pjesë të fajtit, e kemi ushqyer vetë këtë përceptim për shkak të kompromisit të 2009.

Tare: Patët flirtim gjatë çadrës?

Basha: Nuk ka pasur asnjë flirtim, komunikim mbi baza parimore, nëse Ilir Meta ka një presje për shtuar apo hequr nga kjo. Është e njëjta strategji.Ruaj njëherë krahët pastaj fillo sulmin frontal. Krahët e PD nuk mund të sulmoheshin më as nga LSI dhe as PDIU. Parti që e kanë trajtuar mundësinë për bashkëpunim në të kaluarën me PD si mundësi për të penetruar dhe thithur elektorat të PD. Kjo nuk do ndodhë më dhe kësaj i referohem kur them SHPK dhe tezga.Nuk i referohem programit të tyre por sjelljes.Por kundërshtari ynë kryesor dhe përgjegjësi kryesor mbetet Edi Rama.Demokratët edhe po të mos kishim ne planin më të mirë do të votojnë kundër Edi Ramës në Vlorë dhe gjithë Shqipërinë. I vumë fre oreksit të matrapazëve që e shohin elektoratin e PD, pak edhe për shkak të përgjegjësisë tonë në të kaluarën, se mund ta joshin se hajt në koalicion do të jemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat