KQZ, thirrje partive: Urgjent propozimet për komisionerët!

Shqipëria

KQZ, thirrje partive: Urgjent propozimet për komisionerët!

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 12:02
Drilona Hoxhaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se partitë politike po pengojnë procesin zgjedhor duke mos depozituar propozimet e tyre për komisionerë të qendrave të votimit.

“16 KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve”, tha zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, e cila sqaroi se probleme shfaqen në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Durrës, Fier dhe Korçë.

“KQZ i kërkon partive që të mos bëhen pengesë për zgjedhjet dhe të dorëzojnë në mënyrë urgjente me propozimet për anëtarë të KQV-ve”, shtoi Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat