Meta i përgjigjet Ruçit: E kuptoj stresin por s’të vendosi LSI të 9-in në listë

Shqipëria

Meta i përgjigjet Ruçit: E kuptoj stresin por s’të vendosi LSI të 9-in në listë

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 01:12
Ilir Meta

Vetëm tre ditë para zgjedhjeve, ish-kreu i LSI-së, njëherësh dhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Arena” foli per marredhniet me te majtet, ku u ndal pikerisht te ajo me kreun e grupit parlamentar te PS-se, Gramoz Rucin.

Meta: Nuk jam i shqetësuar nëse Ruçi do të firmoste për shkarkimin tim apo kushdo tjetër, është e drejtë e tyre.

Nuk do të doja të përmendja Ruçin për arsye të një nostalgjie që ruaj për kohën kur ekzistonte PS, viktima e parë e rilindjes është vetë PS që nuk ekziston më.Kam qenë i detyruar, po të vendoseshit ju në pozicionin tim nuk e di si do të mendonit, apo si do reagonit kur mëson se një 18 vjeçar, një fëmijë i cili ditën tjetër do të shkonte të jepte provimin e maturës shtetërore goditet në mënyrë të poshtër dhe të pabesë nga kryetari i PS Zharrëz, përgjegjës në Albetrol, njeri me precedent penal, siç janë shumë orej këtyre rilindasve, dhe dy kushërinjtë e tij, goditet me lopatë dhe levë vetëm pse e kishin pyetur për kë do të votosh dhe u kishte thënë për LSI meqë ishte anëtar i LRI.

Gjëra të tilla dhe mund të ndodhin të paorientuara nga liderët, por kur ndodh një gjë e tillë edhe sikur të kishte ndodhur për një vijë ujë kur të gjithë e dinë që Zharrëza nuk ka ujë për vaditje. 

Të thuash këtë gjë do të thotë të justifikosh dhunën, të nxisësh presionin dhe nuk ka qenë rasti i parë.

 E kuptoj stresin dhe nervozimin e Ruçit, kushdo do të donte si i deleguar diku të kishte një rezultat më të mirë, aq më tepër kur është në listë i 9.  Por nuk e ka vendosur kurrë LSI atë të 9 në listë. Nuk ka ai asnjë arsye pse të mos kontribuonte për një fushatë të qetë, paqësore dhe demokratike siç u ka hije socialistëve të dikurshëm dhe jo rilindasve të tanishëm të cilët u znëë pritë grave siç ndodh në Pukë, të cilët organizojnë krime të tilla si në Fushë Krujë kundër një mësuesi në zyrën e LSI, njerëz me armë dhe leva e goditën dhe plagosën. Sikurse ka ndodhur në Lezhe në mënyrë të përsëritur dhe shumë raste të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat