Plas sherri për Lungomaren, Rama përplaset me gazetarin: Kujt i bërtet ti!

Shqipëria

Plas sherri për Lungomaren, Rama përplaset me gazetarin: Kujt i bërtet ti!

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 22:12
Pamje nga debati

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe drejtuesi i Opinion Fevziu kanë debatuar mes tyre në lidhje me projektin e Lungomares në Vlorë dhe segmentin rrugor Tiranë Elbasan.

Teksa gazetari i ka kujtuar kryeministri se Lungomare është një projekt 4 vjeçar, Rama ka humbur disi qetësinë dhe ka shfaqur shenja nervozizmi kur është pyetur.

Debati

Fevziu: Keni katër vjet keni shtruar disa rrugica sic shtronte Xhemal Tafai në vitet 80’.

Rama: Këto janë banalitete

Fevziu: Shikoni shife, kam qenë me Shkullakun këtë javë

Rama: Ti ke gjë zgjedhje ditën e dielë. Konkurron për ndonjë parti

Fevziu: Unë kam të drejtë të them nëse ato që ke premtuar i ke mbajtur apo jo

Rama: Lëre tani, më trego ti mua Xhelal Tafain

Fevziu: Po të them pedonalja e Vlorës që është 1.2 km

Rama: Ore kujt i bërtet ti kujt i bërtet

Fevziu: Pse cfarë mos më fol mua kshu

Rama: Më ke marrë për opinionin tim këtu...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat