Blushi: Pse nuk u gëzova kur PS fitoi në 2013, dhe kur e ndava mendjen!

Shqipëria

Blushi: Pse nuk u gëzova kur PS fitoi në 2013, dhe kur e ndava mendjen!

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 20:28
Ben Blushi

Ben Blushi e ka ndjerë se fitorja e Partisë Socialiste ishte një falsitet. Dhe kjo sipas tij, u dëshmua me mos mbajtjen e premtimeve.

Një katër vjeçar i rëndë për shqiptar, e përkufizon kreu i LIBRA-s, pushtetin e socialistëve. I ftuar në emisionin “Komiteti” të gazetarit Berat Buzhala, Blushi tha se e ka ndarë mendjen që në tre mujorin e parë pas zgjedhjeve të 2013-ës, se PS-ja nuk ishte më partia që do të mbështeste popullin. Në fakt sipas tij, PS-ja mbështeti kriminelët duke i futur në parlament. 

“Intuitivisht e kam ndjerë që natën e zgjedhjeve, kam biseduar me disa njerëz të afërt dhe kam thënë që kjo është hera e fundit që unë jam bashkë me ta, e kam ndjerë që ajo nuk ishte një fitore e vërtetë. Nuk arrita të gëzohesha atë ditë, kisha një zë të brendshme që më thoshte se gjërat do të shkojnë keq. Asgjë nga gjerat që janë premtuar nuk do të mbahen,. Dhe unë jam ndarë shumë pak muaj pas zgjedhjeve se e kuptova që gjithçka po shkonte në drejtimin e gabuar”, u shpreh Blushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat