Zbardhet mesazhi/Tahiri u shkarkua nga presioni i ndërkombëtarëve!

Shqipëria

Zbardhet mesazhi/Tahiri u shkarkua nga presioni i ndërkombëtarëve!

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 16:27
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzoi sot LSI-në dhe ish-kryetarin e saj, Ilir Meta për zgjedhjet dhe për rolin e LSI-së në këtë fushatë. Mes rreshtave të një reagimi të gjatë Tahiri akuzonte LSI se e kanë përgjuar në zyrë gjatë kohës që ishte në detyrë. Ministri aludoi se zv/ministri i tij, Ilir Marko i ka vendosur një përgjues ambientet e Ministrisë.

Në fakt, kjo akuzë duket se ka zbuluar të vërtetën e përgjimit të Ministrit, por edhe arsyet e shkarkimit të tij. Ish-zëvendësi i Tahirit, Ilir Marko ka treguar atë që ka ndodhur me Saimir Tahirin gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Brendshme.

 Në një mesazh privat, Ilir Marko i kujton Saimir Tahirit se nuk ishte nevoja ta përgjonte ai (siç aludon Tahiri), pasi këtë gjë e kanë bërë shërbimet ndërkombëtare.

Në mesazhin e tij, Marko shkruan se edhe motivi i shkarkimi i Saimir Tahirit ka ardhur si partnerët  ndërkombëtarë. Ai shkruan se nëse Saimir Tahri do sqarime për motivet e shkarkimit lë të pyesë, Edi Rama për letrën ultimatum që i ka mbërritur në zyrë nga ndërkombëtarë.

Gjatë ditës së sotme, Tahiri reagoi mjaft ashpër pas akuzave që kandidatja për deputete e LSI-së, Eriona Bixha i bëri për blerje votash në Vorë. Kandidatja e LSI-së tha se Saimir Tahiri dhe njerëzit e tij po blejnë vota në Bashkinë e Vorës. LSI paraqiti emra dhe targa makinash që përdoren për të shpërndarë lekë.

Në vend të përgjigjes për këtë akuzë, Tahiri tha se sulmet e LSI ndaj tij janë politike. Ai tha se e kanë akuzuar me pa të drejtë edhe gjatë kohës që ishte ministër. Aludimet e forta që bëri Ministri për përgjime, kanë nxitur dhe reagimin e Zv/Ministrit Ilir Marko. Ky i fundit, ndryshe nga Tahiri me etikë qytetare i kujton se përgjimet dhe shkarkimet i kanë ardhur nga ndërkombëtarë, për shkak të trafikut të drogës. 

Image
Mesazhi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat