Basha në Dibër: Rama kriminalizoi administratën, më 25 qershor ndëshkojeni me votë

Shqipëria

Basha në Dibër: Rama kriminalizoi administratën, më 25 qershor ndëshkojeni me votë

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 11:25
Lulzim Basha

Kryetari i PD Lulzim Basha ka përmbyllur fushatën elektorale në Dibër. Basha nga ky qark u shpreh se Rama ka keqqeverisur vendin dhe se ka kriminalizuar administratën e shtetit shqiptar dhe prandaj dibranët e shqiptarët duhet që ta ndëshkojnë atë.

“Rama ka kriminalizuar administratën, duke e mbushur atë me elementë që kanë rekorde kriminale. Rama vetëm premton dhe nuk bën asgjë. Ai premtoi Rrugën e Arbrit dhe nuk e ka bërë atë. Partia Demokratike ishte ajo që ka bërë rrugë në Dibër, liberalizoi vizat dhe anëtarësoi Shqipërinë në NATO. PD ishte partia e demokracisë dhe duhet ta votoni atë nëse doni vërtetë lirinë tuaj dhe të fëmijëve tuaj”, ishte ajo që tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat