Berisha: Ja pse dha dorëheqjen kandidati i PSD-së në Vlorë

Shqipëria

Berisha: Ja pse dha dorëheqjen kandidati i PSD-së në Vlorë

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 18:11
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së kandidatit për deputet të PSD-së në Vlorë Leonard Beqiri, i cili u shpreh se me këtë akt mbështet Partinë Socialiste në këtë qark.

Berisha aludon se dorëheqja ka vetëm një qëllim, rritjen sado pak të shanseve për Edi Ramën, i gjashti në listën e PS për Qarkun e Vlorës.

“Rama nuk merr mandatin e deputetit dhe mbetet jashtë parlamentit njëlloj si Ramiz Alia në vitin 1991”, thekson Berisha.

Statusi i plotë në “Facebook”

A do ta fusë dot Leonard Beqiri, Ramën në Parlament ?

Të dashur miq, dje pas tratativash intensive, në një akt kurbani për Edi Ramën, Leonard Beqiri papritmas dha dorëheqjen si kandidat për deputet i PSD. Kjo dorëheqje, që ra si rrufe në qiell të hapur, ka vetëm një qëllim; rritjen sado pak të shanseve për Edi Ramën, i gjashti në listën e PS për Qarkun e Vlorës, për të marrë mandatin e deputetit.

Në të vërtet, me gjithë vetësakrifikimin e Beqirit, Rama prap se prap duket i pashpresë pasi në tre polle paralele, atë të PD, LSI dhe vet pollin e PS, Rama nuk merr mandatin e deputetit dhe mbetet jashtë parlamentit njëlloj si Ramiz Alia në vitin 1991!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat