Ishte larguar prej 7 ditësh, gjendet pranë një rezervuari 36-vjeçarja

Shqipëria

Ishte larguar prej 7 ditësh, gjendet pranë një rezervuari 36-vjeçarja

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 09:10
Ilustrim

Një 36-vjeçare e cila prej shtatë ditësh rezultonte e humbur është gjetur sot nga policia e Dibrës.

Policia thotë se shtetasja F.K banuese në njësinë Administrative Maqellarë – Dibër ishte larguar nga banesa e saj.

“Uniformat blu kanë vijuar kërkimet në mënyrë intensive për gjetjen e saj, ku krahas shërbimeve të Policësë Vendore ishin angazhuare edhe Polumbarët e Renea-s.Pas 7 ditësh kërkimesh, Policia e Dibrës në bashkëpunim me familjarët e shtetases së lartë përmendur, gjatë ditës së djeshme kanë bërë të mundur gjetjen e saj, (në një kodër pranë rezervuarit të fshatit Grezhdan)”,tha policia.

Shtetasja F.K,  është dërguar në Spitalin Rajonal Peshkopi,  ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat