Sondazhi i IPR Marketing, ja sa për qind marrin partitë në rang kombëtar

Shqipëria

Sondazhi i IPR Marketing, ja sa për qind marrin partitë në rang kombëtar

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 00:15
Edi Rama, Lulzim Basha dhe Petrit Vasili

E ndërsa fushata vijon intensive, partitë politike nuk kanë mundur të mobilizojnë elektoratin e tyre duke qëndruar pothuajse në të njëjtin nivel të sondazhit të publikuar 5 ditë më parë.

Në sondazhin e katërt të “Ora News” dhe IPR Marketing PS ka ruajtur 48% e votave të marra 5 ditë më parë. Në 2013 ka marrë 41.4%.

PD ka një rritje me 1% nga sondazhi i fundit, duke marrë 33%. Në 2013 ka marrë 30.6%.
Edhe LSI mbetet në nivelin e 13% të 5 ditëve më parë. Në 2013 ka marrë 10.5%.

LIBRA ka marrë 2.3% të votave nga 3% që kishte me 14 qershor 2017.

Ndërkohë PDIU ka marrë 1.8% nga 3% që kishte 5 ditë më parë. Në 2013 ka marrë 2.6%
FRD ka marrë 0.2% nga 0.3% që kishte me 14 maj 2017. Në 2013 kishte 1.7%. Sfida ka marrë 0.5%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat