Basha në Lushnjë: Shqipëria rrezikon të shuhet, por ne nuk do ta lejojmë

Shqipëria

Basha në Lushnjë: Shqipëria rrezikon të shuhet, por ne nuk do ta lejojmë

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 20:39
Lulzim Basha në Lushnjë

Pas Beratit ndalesa e radhës e Lulzim Bashës ishte Lushnja, nga ku kreu i demokratëve deklaroi se pas 25 qershorit timonin e qeverisjes do ta marrin në dorë qytetarët.

Ai tha se pasi të zgjidhet kryeministër me votën e popullit, do të ndezë timonin e ekonomisë.

“Shqiptarët e marrin timonin në duart e tyre dhe kryeministri i ardhshëm që do dalë me votën e bashkuar të shqiptarëve, kryeministri ekonomisë do të ketë detyrën të ndezë timonin e ekonomisë së Lushnjës dhe gjithë Shqipërisë”, tha Basha.

Kreu i selisë blu shtoi se sot Shqiptarët ndodhen përballë një dileme ekzistenciale, ku 56 për qind e tyre duan të largohen. Basha theksoi se nuk do të lejojë që Shqipëria të zbrazet e të marr fund si komb.

“Edhe sot jemi këtu para një dileme ekzistenciale. 56% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi. Nëse e lejojmë të ndodhë këtë Shqipëria merr fund. Nëse e lejomë të zbrazet Shqipëria ajo do të shuhet. Ashtu sikundër paralajmëron himni ynë kombëtare ‘se kombet shuhem për mbi dhe…’, por ne jemi këtu më të bashkuar për të mos e lejuar shuarjen e Lushnjës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat