LSI kërkoi shkarkimin e Haki Çakos, ja si reagon kreu i Policisë së Shtetit

Shqipëria

LSI kërkoi shkarkimin e Haki Çakos, ja si reagon kreu i Policisë së Shtetit

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 22:39
Haki Çako

Fill pas ngjarjeve të dhunës të regjistruara këtë të dielë kundrejt 3 përfaqësuesve të LSI-së dhe thirrjes së nënëkryetarit të saj Luan Rama për shkarkimin e Haki Çakos, policia ka publikuar një urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së shtetit.

Edhe pse urdhëri në fjaë, që  drejtohet krerëve qendrorë e vendor të Policisë është shpërndarë këtë mëngjes, publikimi I tij është bërë pak minuta më përpara, si një përgjigje indirekte ndaj kërkesës së LSI-së për shkarkimin e Haki Çakos.

Ja se për çfarë flet telegram, që Haki Çako, u ka shpërndarë sot drejtuesve të Policisë së Shtetit.

TELEGRAMI i shpërndarë nga Policia e Shtetit këtë mbrëmje:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako gjatë paradites së sotme iu ka nisur një telegram me udhëzime drejtuesve qendrorë e vendorë të Policisë.

Drejtues të strukturave qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, në vlerësim të ngarkesës aktuale dhe në zbatim të detyrave për prioritetin e rëndësishëm ligjor të menaxhimit të procesit zgjedhor; në kushtet e përballimit të ditëve të fundit të fushatës zgjedhore ku intensiteti i aktiviteteve dhe i incidenteve me motive politike duket në rritje,

Ju udhëzoj:

– për angazhim maksimal dhe profesional të të gjitha strukturave policore në bazë e zbatim të ligjit për Policinë e Shtetit, Kodin Zgjedhor dhe aktet e tjera normative

– të kryeni vlerësim të menjëhershëm, objektiv, intensiv dhe profesional të ngjarjeve, situatave dhe pretendimeve, kallëzimeve të subjekteve politike ose individëve në kuadrin politik.

– në të gjitha rastet të njoftohen Prokurorët e rretheve gjyqësore, të kryhen veprime konform ligjit për Policinë e Shtetit dhe Kodin e Procedures Penale

– të ruhet gjakftohtësia në komunikim dhe etika policore

– të përcillet informacion objektiv dhe real për çdo veprim policor dhe situatë në qendrën e koordinimit të procesit zgjedhor në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit 

Drejtues Madhor Haki Çako

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat