Basha – pronarit të dyqanit: Ruaje një lodër antistres për Ramën, do të duhet më 26 qershor

Shqipëria

Basha – pronarit të dyqanit: Ruaje një lodër antistres për Ramën, do të duhet më 26 qershor

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 22:11
Kryetari i PD, Lulzim Basha

Kryetari i PD Lulzim Basha e vazhdon fushatën elektorale dhe këtë herë është ndaluar në qytetin e Pogradecit.

Basha është ndalur në një dyqan ku shiteshin lojëra antistres. Numri një i opozitës tha se më 26 qershor, shqiptarët e kanë në dorë për të hequr mënjanë lojërat antistres. “Ruaje një për Ramën, sepse ai do të ketë nevojë për antistres”, ishte ajo që Basha i ka thënë personit që shiste në dyqan. Basha në fjalën e tij përpara qytetarëve pogradecarë ka thënë se nuk premton shumë, por se është i gatshëm të paraqesë përpara shqiptarëve planin e tij, që do të bëjë të mundur rritjen e konsumit, do të sjellë para në qarkullim, do të rrisë prodhimin, do të shtojë vende pune, do të rrisë fuqishëm ekonominë e vendit.

Për Bashën, plani në fjalë ekziston në vende të zhvilluara të tilla si Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se ka për të funksionuar gjithashtu edhe në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat