Basha ironizon programin e PS: As Edi Rama nuk e voton Edi Ramën!

Shqipëria

Basha ironizon programin e PS: As Edi Rama nuk e voton Edi Ramën!

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 21:11
Lulzim Basha

"Po ta dëgjosh se cfarë thotë me akuzat që bën, i bie që as Edi Rama nuk e voton Edi Ramën."

Kështu është shprehur lideri i opozitës Lulzim Basha nga një takim electoral në Devoll, duke i kujtuar qytetarëve se kryeministri i vendit nuk e beson as programin për të cilin bën fushatë.

“Sepse përgjegjës për korrupsionin, për abuzimin me pushtetin, për mosmbajtjen e premtimeve, për varfërinë për gjendjen e rëndë të vendit, është një dhe vetëm një, Edi Rama, ai që qeverisi dhe kishte gjithcka nën kontrollin e tij në 4 vite. Basha citoi shifrën tronditëse të Gallup që thotë se 56 % e shqiptarëve duan të ikin dhe kjo është përgjegjësi direkte e Edi Ramës dhe qeverisjes së tij”.-tha Basha.

Kryedemokrati i është përgjigjur Ramës edhe në lidhje me ironitë e tij, kur kreu i qeverisë thotë se Basha do të ushqejë fëmijët shqiptarë falas.

“Edi Rama është përpjekur të tallet me këtë projekt të Lulzim Bashës, duke u thënë njerëzve që tani Luli do ushqejë fëmijët tuaj. Unë ushqej fëmijët e mi, por Republika e Re do të ushqejë fëmijët e shqiptarëve”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat