Ministria e Drejtësisë: Do të nisim hetime për bllokimin e certifikatave të pronësisë

Shqipëria

Ministria e Drejtësisë: Do të nisim hetime për bllokimin e certifikatave të pronësisë

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 17:50
Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë

Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë ka reaguar përmes një deklarate për mediet, duke thënë se do të nisin hetime të menjëhershme për faktin se është bllokuar shpërndarja e certifikatave të pronësisë. Ministria sqaron se nuk do të lejohet asnjë lloj keqpërdorimi politik dhe se do të jetë vigjilente, me qëllim që të ndëshkojë cilindo person që shkel ligjin.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Drejtësisë:

Ministri   i   Drejtësisë   z.   Gazment   Bardhi,   është   njohur   sot   me   deklarimin   publik   të Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi Rama, dhe Nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim   z.   Luan   Rama,   sipas   të   cilëve   për   motive   politike   apo   shkaqe   të   tjera   të paligjshme, po pengohen qytetarët të pajisjen me certifikata pronësie, pavarësisht sejanë pajisur më parë me certifikatën e legalizimit të pasurisë së tyre. Ministri i Drejtësisë mori kontakt të menjëhershëm me strukturat përgjegjëse në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë mbi këtë çështje. Pavarësisht informacioneve paraprake, Ministri i Drejtësisë, për të bërë transparencë të plotë mbi këtë   çështje,   ka   urdhëruar   kryerjen   e   një   hetimi   të   plotë   administrativ   mbi   këtë problematikë.

Ministria e Drejtësisë siguron të gjithë banorët e Bashkisë Vorë, se nëse konstatohet shkelje nga punonjësit e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajshme, do të merren masa të menjëhershme disiplinore për secilin prej tyre. Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë siguron qytetarët që kërkesat e tyre për pajisje me certifikatë pronësie do të trajtohen në përputhje me ligjin, brenda afateve të caktuar nga ligji. Ministri   Bardhi   i   bën   thirrje   çdo   subjekti   politik   të   ndal   përdorimin   e   çështjeve   që përfshihen   brenda   fushës   së   veprimtarisë   së   Ministrisë   së   Drejtësisë,   për   qëllime politike apo elektorale. Çdo subjekt politik që ka informacion për pengime artificiale që i bëhen qytetarëve për qëllime politike apo shkaqe të paligjshme, të informojë menjëherë. Ministrinë e Drejtësisë, duke garantuar veprimin tonë të menjëhershëm për respektimin e ligjit .Z. Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo tentativë përdorim të paligjshëm që i bëhet veprimtarisë institucionale të Ministrisë së Drejtësisë, nga subjekte zgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat