Basha - Ramës: Nga mëngjesi deri në darkë, Luli, Luli, Luli, thua se je shoku im

Shqipëria

Basha - Ramës: Nga mëngjesi deri në darkë, Luli, Luli, Luli, thua se je shoku im

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 15:06
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë një takimi me banorët e Peqinit tha se pas zgjedhjeve të 25 qershorit nuk do bëjë koalicion me Edi Ramën.

Basha u shpreh se kryeministri nga mëngjesi në darkë flet vetëm për të thua se janë shokë.

“Jo koalicion me Edi Ramën, se i ka mbetur në mendje. Jo se, e keni parë që thotë: Është çun i mirë Luli, është çun i mirë Luli, mbaj fotografinë e Lulit, po pse kë do mbajnë tënden? 300 mijë vende pune i bëre 300 mijë refugjatë. Shëndetësinë falas e fute në gropë. Tani nga mëngjesi deri në darkë, Luli, Luli, Luli, thua se është shoku im. Ne do ta mundim nuk e lë më asnjë ditë në Republikën e vjetër.

 Vendosim këtë pullën dhe po u kap inspektor këtu do ta pijë e zeza, do të shkojë në prokurori. Nuk do të shkojnë më paratë as për koncesione as për pllaka, as për palma, por tek brezi i ri dhe shtresat në nevojë. Por që të ndodhë kjo duhet të kemi biznesin e fortë, duhet të kemi ekonominë e fortë”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat