Bukëpjekësi në Kamëz-Bashës: Më vjen turp të them sa e kam xhiron

Shqipëria

Bukëpjekësi në Kamëz-Bashës: Më vjen turp të them sa e kam xhiron

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 11:35
Basha në Kamës

Lulzim Basha i njeh banorët e qytetarët e Kamzës me planin ekonomik, që ul taksat, ndalon gjobat arbitrare, sjell më shumë para tek njerëzit, më shumë konsum, më shumë prodhim.

Lulzim Basha ka nisur sot ecjen në zonën e Kamzës në orën 08:00 të mëngjesit, duke u takuar dhe biseduar me banorë e tregtarë të vegjël.

Një bukëpjekës që dikur mbante 8 familje në punë, thotë se sot i vjen turp të tregojë sa e ka xhiron ditore.

‘S’ka lekë, s’ka lekë’, thonë të gjithë tregtarët.

Një pronar marketi, shfleton bllokun me listën e borxheve, dhe tregon se ka pak shpresë ti marrë paratë, pasi një pjesë e madhe e tyre, janë familjarë të hequr nga skema e ndihmës ekonomike.

Lulzim Basha u tha banorëve të Kamzës dhe qytetarëve atje, se të dielën që vjen, ata kanë në dorë të sjellin në fuqi, një plan ekonomik që rrit konsumin, rrit fuqinë blerëse, rrit prodhimin, hap vende pune.

Ky është plani im ekonomik, tha Basha, duke shpjeguar se ulja e taksave, do të sjellë më shumë para ne xhepat e shqiptarëve.

Të gjithë tregtarët e pronarët e dyqaneve të vogla, kanë treguar interes për pullën fiskale, që sipas Basha do të ndalë gjobat e taksidarët hajdutë, pasi bizneset e vogla të shlyejnë 1.5 për qind të xhiros vjetor, asgjë më tepër, asnjë qindarkë më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat