Rama: Nga sot fillon zbatimi i reformës në drejtësi

Shqipëria

Rama: Nga sot fillon zbatimi i reformës në drejtësi

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 19:20
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur pas seancës së jashtëzakonshme për votimin e anëtarëve të institucioneve që do të bëjnë rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

Kryeministri Rama tha se të gjitha pengesat u kapërcyen dhe se na sot nis zbatimi i reformës në drejtësi duke paralajmëruar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar se i kanë orët e numëruara.

“Jam shumë i lehtësuar sot sepse të gjitha pengesat e natyrshme apo artificiale u kapërcyen. U provua se diçka që i vjen koha nuk ka forcë e ndal. Nga sot fillon zbatimi i reformës. Orët për gjykatësit e prokurorët e korruptuar janë të numëruara. Ajo që është e rëndësishme nga ky proces është se gjykatësit dhe prokurorët që do dalin të pastër nga filtri i vettingut nuk do t’ia kenë për nder siç ia kanë pasur dhe jam i bindur se sot është çelur falë këtij procesi porta e drejtësisë së re. Sigurisht do kërkojë kohën e vet, vullnet të madh dhe një garant që është PS-ja”, deklaroi kryeministri Rama

Kryeministri ripërsëriti ndjesën për deklaratën në lidhje me policinë.

“Qëllimi im nuk ishte që të turrja policinë në zgjedhje, por pavarësisht se cili ishte qëllimi im, unë gabova dhe për këtë kërkoj ndjesë dhe kaq”, deklaroi ai.

Rama tha se fushata është e qetë, më e qetë që ai mban mend, por që ka vetëm një fakt që ai e quajti “të çuditshëm”.

“Ajo që e ka bërë të çuditshme këtë fushatë është futja e Presidentit të zgjedhur në fushatë, por unë nuk dua të merrem me këtë”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat