“Nga frika e humbjes së thellë, kryeministri nxit banditët të ushtrojnë dhunë ndaj të rinjve”

Shqipëria

“Nga frika e humbjes së thellë, kryeministri nxit banditët të ushtrojnë dhunë ndaj të rinjve”

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 18:33
Kejdi Mehmetaj

Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ka reaguar sot për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, të cilën ajo e quan shumë të turpshme. Sipas saj, nuk ka turp më të madh se sa kur një kryeministër i kërkon Policisë së Shtetit të përzihet në fushatë.

Me anë të një statusi në “Facebook”, Mehmetaj i bën thirrje policisë që të mabjë distancë nga çdo sulm e presion politik. “Në emër të të rinjve shqiptarë, i bëj thirrje policëve të ndershëm të distancohen menjëherë nga çdo sulm e presion politik që u është kërkuar të bëjnë”, shkruan ajo.

Statusi i plotë:

Nuk ka turp më të madh se sa kur një kryeministër i kërkon policisë së shtetit të përzihet në fushatë.   [????]   [????]
Nuk ka turp më të madh se kur një kryeministër, nga frika e humbjes së thellë, nxit banditët e këtij vendi të ushtrojnë dhunë dhe presion ndaj të rinjve dhe të rejave, ndaj qytetarëve të nderuar të këtij vendi. Nuk ka turp më të madh se kur një drejtor policie, shpërdëron detyrën duke mos mbrojtur qytetarët, por bandat kriminale. Nuk ka turp më të madh se kjo polici shteti, që kontrollon dhe presionon mbështetësit e LSI dhe familjarët e tyre, ndërkohë që plantacione të tëra droge lulëzojnë në të gjithë Shqipërinë.
Ajo që nuk ka kuptuar ky kryeministër në largim është që nuk do të arrijë kurrsesi të ndaloj vrullin e qindra mijëra të rinjve shqiptarë që kanë marrë përsipër të shfarrosin farën e krimit dhe të drogës duke votuar #LSI   [1?]  më 25 qershor!
Në emër të të rinjve shqiptarë, i bëj thirrje policëve të ndershëm të distancohen menjëherë nga çdo sulm e presion politik që u është kërkuar të bëjnë. I bëj thirrje të gjithë mbështetësve dhe simpatizantëve të LSI, të mos tuten, pasi kush prek një qytetarë të këtij vendi, do ti duhet të përballet me forcën e rinisë shqiptare.
Përgjigjen më të mirë do e marrin të gjithë në 25 qershor.   [????]
VOTO 1 VOTO LSI   [??]   [????]   [????]
#ForcëEParë #Fitore #Voto1   [????]   [????]
#NjëShansPërTëGjithë   [????]

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat