Kandidati i LSI-së në Shkodër: Mashtrimet e ministrit të Drejtësisë, s’mund të fshehin gjendjen katastrofike të PD-së

Shqipëria

Kandidati i LSI-së në Shkodër: Mashtrimet e ministrit të Drejtësisë, s’mund të fshehin gjendjen katastrofike të PD-së

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 18:31
Dritan Ylli

Kandidati i LSI-së për Shkodrën, Dritan Ylli, ka reaguar ndaj ministrit të Drejtësisë Gazment Bardhi, i cili urdhëroi kallëzimin në prokurori të ish-drejtuesve dhe nëpunësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të përfshirë në këtë skemë mashtrimi, si dhe pezullimin apo shkarkimin e menjëhershëm të tyre nga detyra.

Sipas yllit, gënjeshtrat, shpifjet dhe mashtrimet e ministrit të Drejtësisë, s’mund të fshehin gjendjen katastrofike të PD-së në Shkodër, të krijuar nga përjashtimi i figurave kryesore të saj.

Reagimi i plotë i Dritan Yllit:

“Nje sqarim per ministrin Bardhi, te paditur per shkelje te ligjit ! Genjeshtrat, shpifjet dhe mashtrimet e Ministrit te Drejtesise, s’mund te fshehin gjendjen katastrofike te PD ne Shkoder, te krijuar nga perjashtimi i figurave kryesore te saj ! Gjithshka thuhet ne adrese te kandidateve te LSI ne qarkun Shkoder, eshte vetem nje sajese e turpshme dhe nje spekullim, pas te cilave kerkon te fshihet ministri i paditur per shkelje te ligjit. Ministri i Drejtesise do te jape llogari per te gjithe shkarkimet e paligjshme qe po ben, per te cilat duhet te paraqitet te jape shpjegime ne Prokurori ! Me 26 Qershor ai do te ike me turp nga puna dhe te gjithe te pushuarit padrejtesisht nga ai, do te rikthehen ne vendet e punes. LSI nuk e ndal nga askush vrullin e saj drejt forces se pare, te dielen e ardhshme dhe nuk bie pre e presioneve apo shantazheve mashtruese te asnje tekniku apo politekniku, kudo qofte ai !”.

Ndërkohë Bardhi kërkon hetim penal ndaj Ardit Hotaj, me funksion politik   –Koordinator i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Malësinë e Madhe, si dhe verifikimin e rolit të kandidatëve për deputet për Qarkun Shkodër Agron Çela dhe Dritan Ylli në këtë proces.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat