Dhunimi i përfaqësuesit të LSI-së në Lezhë, Nikolla: Ngjarje e shëmtuar, të dënohen autorët

Shqipëria

Dhunimi i përfaqësuesit të LSI-së në Lezhë, Nikolla: Ngjarje e shëmtuar, të dënohen autorët

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 14:30
Lindita Nikolla

Kryesuesja e listës së kandidatëve të PS-së për Lezhën, Lindita Nikolla ka reaguar për incidenti e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ku një përfaqësues i LSI-së u dhunua në mënyrë barbare.

Përmes një status në profilin e saj në ‘Facebook’, Nikolla ka dënuar këtë ngjarje, duke e cilësuar si akt të shëmtuar.

Ndërsa, ajo ka kërkuar nga organet e rendit që të zbardhnin sa më shpejtë këtë ngjarje.

“E keqardhur për ngjarjen e shëmtuar ndaj Gjovalin Gjinit. I jam pranë dhe i uroj shërim të shpejtë. ?Organet e rendit të zbardhin ngjarjen dhe dënojnë autor?t. Partia Socialiste e vendosur p?r të vijuar me standardet demokratike dhe qytetare fushatën në Lezhë, si kurrë më parë”-shkruan ajo në ‘Facebook’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat