Persona të maskuar i zënë pritë dhe rrahin aktivistin e LSI-së

Shqipëria

Persona të maskuar i zënë pritë dhe rrahin aktivistin e LSI-së

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 06:23
Ilustrim

Kryeplaku i fshatit Rraboshtë në Lezhë, njëherësh edhe aktivist i LSI-së, Gjovalin Gjini është sulmuar ditën e sotme nga persona të paidentifikuar.

Ai është goditur në pjesë të ndryshme të trupit nga persona të maskuar, teksa kthehej në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në orët e darkës.

Gjini është jashtë rrezikut për jetë, por ka thënë se sulmi ndaj tij është politik. Ai ka thënë në polici se nuk i njeh personat që e kanë sulmuar. Ata kanë tre dhe të maskuar.

Ai ka treguar se personat ishin edhe të armatosur. Gjini ndodhej në një dyqan kur i është zënnë prita. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat