Rrëfehet Basha: Ja cila ishte oferta ime për Kreshnik Spahiun

Shqipëria

Rrëfehet Basha: Ja cila ishte oferta ime për Kreshnik Spahiun

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 23:45
Kreshnik Spahiu dhe Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha foli sot për herë të parë nga studioja e “Zonë e Lirë” në “Tv Klan” rreth ish-kreut të AAK-së Kreshnik Spahiu dhe tërheqjes së tij nga politika.

Basha deklaroi se i vjen keq që nuk ia doli të gjente gjuhën e përbashkët me të.

“Më vjen keq që nuk e gjeta gjuhën e përbashkët me të. I ofrova vendin e 17 në listën e Tiranës, por nuk munda t’i ofroj dot më shumë”, tha Basha.

Ai theksoi se do të ketë zgjedhje në kampin demokrat në rast se PD humbet zgjedhjet e 25 qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat