Bushati: Kandidatët e ADK në 12 Qarqet e Shqipërisë as nuk shiten e as nuk blihen

Shqipëria

Bushati: Kandidatët e ADK në 12 Qarqet e Shqipërisë as nuk shiten e as nuk blihen

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 17:53
Zef Bushati

Kreu i Partisë Aleanca Demokristiane, Zef Bushati, nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Facebook ka deklaruar se kandidatët e kësaj partie në 12 Qarqet e Shqipërisë, nuk shiten dhe as nuk blihen.

“Kandidatet per Deputet te Partise Aleanca Demokristiane ne 12 Qarqet e Shqiperise nuk shiten e as nuk blihen. Ofertat joshese qe individe me pushtet lokal te PS, PD, po u bejne Kadidateve Demokristiane i konsiderojme oferta te njerezve pa karakter e moral, te degjeneruar, mashtrues dhe ordiner”, shkruan Bushati në statusin e tij.

Statusi i plotë i Zef Bushatit:

Kandidatet per Deputet te Partise Aleanca Demokristiane ne 12 Qarqet e Shqiperise nuk shiten e as nuk blihen.Ofertat joshese qe individe me pushtet lokal te PS,PD,po u bejne Kadidateve Demokristiane i konsiderojme oferta te njerezve pa karakter e moral,te degjeneruar,mashtrues dhe ordiner.Ata u kerkojne Kandidateve te ADK,qe tu bejne thirrje votuesve te tyre qe te mos votojne per atë,si kandidat i Partise Aleanca Demokristiane,por te votojne per partine e tij.Per kete “tradheti” ndaj idealit,ndaj elektoratit demokristian,ndaj partise,keta mashtrues u premtojne “shperblime”.Dallaverexhinj ordinere, demokristianet besojne te filozofia e Demokracise Kristiane dhe i respektojne filozofet Konrad Adenaur, Robert Schuman e Alcide De Gasperi. Ju dallaverixhinj keni si filozofi mashtrimin, degjenerimin,imoralitetin,korrupsionin e kontrabanden, filozofet tuaj jane njerez pa karakter dhe hajdute ordiner e profesioniste. Qendroni larg nga Kandidatet e Partise Aleanca Demokristiane se perndryshe do perballeni me ligjin dhe nuk do kete hajdut qe tju ndihmoje.
Keta tre burra ne fotografi jane themeluesit e filozofise Demokristiane dhe arkitektet e Bashkimit Europian. Konrad Adenaur (Gjerman), Robert Schuman (Francez) e Alcide De Gasperi (Italian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat