Basha: Rama do timonin për të luajtur me fatin e shqiptarëve

Shqipëria

Basha: Rama do timonin për të luajtur me fatin e shqiptarëve

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 15:50
Lulzim Basha

Nga Vlora ku u takua me sipërmarrës e operatorë  turistikë, Lulzim Basha ripërsëriti akuzat në adresë të kryeministrit Rama, duke e cilësuar si i vetmi përgjegjës për keqeverisjen. Basha tha se pas frikës së kryeministrit për një përballje me të fshihet bilanci negativ i katër viteve qeverisje.

Kryeministrin e akuzoi se edhe si deputet i Vlorës vjen me premtime të pambajtura, përpara votuesve që katër vite më parë i dhanë mandatin për të qeverisur vendin.

Vlonjatëve u premtoi se në planin e tij ekonomik ka vend për investime në turizëm e  infrastrukturë. Basha premtoi gjithashtu se pas ardhjes në pushtet do të anulojë moratoriumin e gjuetisë.

Planin e tij ekonomik për taksa të ulëta, hapjen e vendeve te reja të punës dhe kreditimin e ekonomisë, të cilin e sheh të ngjashëm edhe me atë të Presidentit Trump, Basha e ndau edhe me banorë e tregtarë të Vlorës, si dhe sipërmarrës të një kompanie fasone në këtë qytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat