"Mesazhi që dha mitingu i LSI-së"

Shqipëria

"Mesazhi që dha mitingu i LSI-së"

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 15:01
Mitingu i LSI-së

Pjesëmarrja masive në mitingun e LSI-së, mbajtur mbrëmë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, sipas Luan Ramës është fakt i fortë se qytetarët shqiptarë tashmë e shohin të ardhmen e tyre tek alternativa që kjo forcë politike ofron.

Në një konferencë për mediat një ditë pas mitingut, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, i bëri një apel të gjithë qytetarëve që të fokusohen tek programi i LSI-së dhe të mos bien pre e presioneve të kulisave siç ai u shpreh,. Duke ju referuar kundërshtarëve politikë.

“Një apel për anëtarët simpatizantët, votuesit, qytetarët, të vazhdojnë punën të fokusuar tek alternativa jonë, programi ynë, dhe jo tek presionet e kulisave, insinuatave që mund të krijohen për shkak të dëshpërimit të madh që gjendet kundërshtarët tanë. LSI është në forcë e madhe politike që rritet ditë pas dite për të vendosur tek triumfi madhështor në zgjedhjet e 25 qershorit”, tha Luan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat