Sondazhi i qarkut Shkodër: PS dhe PD ndajnë nga 5 mandate, LSI 1 deputet

Shqipëria

Sondazhi i qarkut Shkodër: PS dhe PD ndajnë nga 5 mandate, LSI 1 deputet

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 21:22
Ilustrim

Qarku i Shkodrës mesa duket do të jetë në një garë shumë të ngushtë mes PS dhe PD, pasi sipas sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing dy forcat më të mëdha politike do të ndajnë nga 5 mandate secila. E përkthyer në përqindje, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të marrin nga 41% secila. Lëvizja Socialiste për Integrim është votuar nga 7% e qytetarëve shkodranë, ose 1 mandat deputeti.

Më pas vjen Partia LIBRA me 2.5%, PSD 2%, PBDNJ 1.5%, FRD 1% dhe PDIU 0.6%. Ky sondazh është realizuar duke intervistuar 1000 qytetarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat