Bundestagu gjerman, bursa për studentët shqiptarë

Shqipëria

Bundestagu gjerman, bursa për studentët shqiptarë

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 13:59
Bundestagu gjerman

Ambasada Gjermane në Tiranë afron Bursa Ndërkombëtare Parlamentare (IPS) për studentët shqiptarë që dëshirojnë të kryejnë praktikën pranë parlamentit gjerman.

Fituesit e bursave do të kenë mundësi të marrin një bursë mujore prej 450 euro, do t’i mbulohen kostot e sigurimit shëndetësor dhe sigurimi në rast aksidenti, si dhe tarifat administrative dhe kontributet shoqërore.

“Ju keni një mundësi unike me Bursën Ndërkombëtare Parlamentare (IPS). Bundestagu Gjerman së bashku me Universitetin e Lirë të Berlinit, Universitetin Humboldt të Berlinit dhe Universitetin Teknik të Berlinit jep çdo vit rreth 120 bursa për të diplomuarit e rinj nga 41 vende. Programi zgjat çdo vit nga 1 marsi deri më 31 Korrik. Programi zhvillohet nën kujdesin e Presidentit të Bundestagut”, thotë në faqen zyrtare ambasada gjermane.

Përveç kësaj, sigurohet strehimi falas ose në rastin e akomodimit privat jepet një shumë prej 300 euro në muaj. Kostot e ardhjes dhe largimit nga Berlini do të rimbursohen. Afati i fundit për të aplikuar është data 30 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat