Manjani: Kryeministri duhet të japë llogari…

Shqipëria

Manjani: Kryeministri duhet të japë llogari…

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 11:03
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e cilëson si paradoks mos dhënien e llogari së kryeministrit për atë çfarë ka bërë apo nuk bërë gjatë qeverisjen së tij katërvjeçare. Nëpërmjet një statusi në Facebook ai shton se vetëm llogari nuk jep por ia hedh fajin PD-së, LSI-së apo dhe Blushit. “Ky ishte (është ende) momenti që Kryeministri të jepte llogari për çfarë bëri apo nuk bëri! Duhet të jepte llogari për çfarë bëri keq dhe të meritonte lavde për çfarë bëri mirë.

Por, në vend të japë llogari, kërkon llogari! I kërkon llogari kujt mundet: PD, LSI, Blushit, gjykatësve e madje edhe drejtorëve të vet! Vetëm llogari nuk jep! Kërkon! Kulmi është që opinioni e media e ndjekin në këtë marrëzi! Hej, dikush ti kërkojë llogari këtij! Ai ka barrën të tregojë: ç’nuk bëri e ç’bëri keq. Pastaj ti jepet mundësia të kërkojë vota, por jo llogari të tjerëve! Kryeministri kërkon llogari në zyrë e jo në fushatë!”, shkruan Manjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat