Deputetja e PD akuzon Ramën: Dibranët s’e hanë më sapunin për djathë

Shqipëria

Deputetja e PD akuzon Ramën: Dibranët s’e hanë më sapunin për djathë

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 23:34
Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka lënë katër vjet në harresë dibranët, duke i kujtuar se ata nuk do ta hanë më sapunin për djathë.

Çupi thekson se Rruga e Arbrit, që do të lidhë Tiranën me Dibrën, do të realizohet kur kryeministër të jetë Lulzim Basha.

Statusi i plotë

Qeveria e fasadës bën tendera elektoral
Qeveria e fasadës përmes tenderave elektoral do të mashtrojë sërish Dibranët. Katër vjet e la në harresë qëllimisht , sot na kujtohet pikërisht në kulmin e fushatës.
I ka bërë llogaritë gabim. Dibranët janë të mençur, nuk gënjehen më, nuk e hanë sapunin për djathë Z. Rama.
Rruga e Arbërit është projekt që do lidhë Tiranën me Dibrën, e këtë do ta bëjë njeriu i veprave Lulzim Basha kryeministër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat