Blushi sqaron takimin me Lul Berishën: Nuk e njoha, numrin e tij kërkojani Ramës

Shqipëria

Blushi sqaron takimin me Lul Berishën: Nuk e njoha, numrin e tij kërkojani Ramës

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 17:54
Ben Blushi

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka sqaruar përmes një statusi në “Facebook” një foto të publikuar sot në mediat online një foto të tij me Lulzim Berishën.

Ai thekson se nuk e ka ditur nëse personi në fjalë ka qenë Lulzim Berisha por fton portalet që ta telefonojnë dhe ta pyesin pse u fotografua me të. “Kush nuk e ka numrin le t’ia kërkojë Edi Ramës”, shton Blushi.

Statusi i plotë

Sot isha në Durrës dhe siç më ndodh kudo ku shkoj pranova të bëj foto me dhjetëra qytetarë të cilët afrohen dhe më takojnë pa i njohur. Pa mbërritur në Tiranë disa portale nxorën lajmin se paskam bërë një foto me Lul Berishën një njeri kundër lirimit të të cilit kam mbajtur nja tre fjalime në parlament. Unë nuk e di nëse ky që ka ardhur të bëjë foto me mua është apo jo Lulzim Berisha por nëse është ai portalet duhet ta marrin ne tel dhe ta pyesin pse erdhi të fotografohet me mua. Kush nuk e ka numrin le t’ia kërkojë Edi Ramës. Megjithatë shikoni videon më poshtë për të kuptuar se as e njoh këtë njeri që takova në bulevardin kryesor të Durrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat