Basha sfidon LSI-në: Me PD-në nuk keni më asnjë shans të hyni në…

Shqipëria

Basha sfidon LSI-në: Me PD-në nuk keni më asnjë shans të hyni në…

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 17:45
Kreu i PD Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha, i ftuar dje në emisionin “Dritare me Rudinën”, deklaroi se me PD, LSI nuk ka më shans të hyjë në pazare.

“Me Partinë Demokratike, me opozitën, me Republikën e Re, LSI-ja nuk ka më asnjë shans të hyjë në matrapazllëqe dhe pazare. Çdo demokrat i tjetërsuar, i skllavëruar me teserën e LSI-së, apo me vend pune nga LSI-ja, tani ka shansin të rikthehet në shtëpinë e tij, në shtëpinë e saj, e presim zemërhapur, nuk kemi asnjë zemërthyerje për çfarë ka ndodhur se edhe ne kemi përgjegjësitë tonë që i pranojmë.

Por ama janë të paralajmëruar, ky është momenti të kthehen në shtëpinë e tyre, përndryshe në haur me Baftjarët e Republikës së Vjetër” tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat