Basha: Do të ketë ulje taksash

Shqipëria

Basha: Do të ketë ulje taksash

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 13:18
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka premtuar sot se në qeverisjen e tij do të ketë ulje taksash dhe mbështetje për punësimin e të rinjve.

Ai ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se qeverisja e tij do të jetë një përkrahëse e madhe për bizneset.

Postimi i plotë:

Me qytetarët e Burrelit. Taksat të ulëta, qeveri që i mbështet bizneset dhe nuk ushtron dhunë ndaj tyre, mbështetje me stazhe të paguara për punësimin e të rinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat